Maas tregoi mirëkuptim për këtë çështje që zakonisht nuk është objekt bisedash mes krerëve të diplomacisë dhe premtoi se do të interesohej te ministria përgjegjëse, Ministria e Qarkullimit dhe Infrastrukturës.
Ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas (SPD) tha në konferencën e shtypit, pas takimit me homologun kosovar, Behgjet Pacolli, se e mbështet liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës dhe premtoi, se do të angazhohet si tek qeveria e tij ashtu edhe tek partnerët evropianë që ta miratojnë rekomandimin e Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, raporton “DW”.
“Premtimet e dhëna duhen mbajtur”, tha Maas. “E shohim se procesi i reformave në Kosovë vazhdon me vendosmëri”. E megjithatë ka shumë për të bërë, shtoi ai, duke dhënë si shembull luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pacolli tha se pret që, sikurse është premtuar, të vihet në jetë liberalizimi i vizave, përcjell albinfo.ch.