Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se më 27 korrik, Prokurori i Shtetit nga Departamenti për të Mitur, ka ndaluar personin me inicialet H.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.
Po ashtu, sot nga Prokurori i Shtetit është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente, për veprën penale të lartcekur.
“Ndaj këtij rasti, prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, dërguar mediave.