Nën moton “Marshojmë për Drejtësi” të dielën e 2 prillit në sheshet e Prishtinës do të mbahet një marsh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Në marshin që do të mbahet një ditë para fillimit të gjykimit të tyre, do të marrin pjesë 20 organizata përfshirë shoqërinë civile por edhe parti politike.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës Mërgim Lushtaku, thotë se thirrjes për të marrë pjesë në këtë marsh, duhet përgjigjur të gjithë qytetarët, pa dallime partiake.
Lushtaku, shprehet optimist se organizimit do t’i përgjigjen edhe partitë e tjera.
Edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës thonë se organizimi i këtij marshi në prag të fillimit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, është një veprim i duhur.
Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit pritet të fillojë më 3 prill në Hagë.
Ata po mbahen në paraburgim që nga tetori i vitit 2020 nën akuzat se kanë kryer krime lufte./teve1/