Organizatori i protestës kundër reduktimeve me rrymën, Durim Jasharaj, ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duhet shkarkuar nga detyra e saj, meqë siç potencon ai, po tenton të tallet me qytetarët.
Jasharaj u shpreh se një gjë të tillë e dëshmojnë deklarimet dhe apelet e saj për të tejkaluar krizën me energjinë.
”Kërkesa tjetër është shkarkimi i menjëhershëm i ministres Artane Rizvanolli. Ajo [Artane Rizvanolli] përveç që nuk e kupton problemin, ajo përdorë edhe një gjuhë që sikur mendon se mund të tallet me njerëzit”, tha ai.
”Sepse të thuash se problemi i krizës me rrymën në vend, mund të lidhet edhe me joysticket e PlayStation, kjo është tallje. Unë nuk mundem me mendu që ajo e ka mendu seriozisht këtë. Dhe e dyta është, ajo ka përmend që: qytetarët në një mënyrë po e përdorin ngrohjen edhe energjinë për komoditet”.
”Mentaliteti i saj në raport me krizën, është i një lloji të mentalitetit të keq. Më tepër jemi të tronditur nga financimi që po e bën Qeveria e Kosovës drejtuar kompanisë private”.
Tutje, Jasharaj tha se pritshmëritë ndaj Qeverisë Kurti janë shumë më të mëdha meqë edhe me premtime jo të vogla, erdhën në pushtet.