Këshilli Kombëtar Boshnjak si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi, përkatësisht në Sanxhak, me seli në Novi Pazar njoftoi iniciativën me të cilën kërkohet status i veçantë për rajonin e Sanxhakut i cili shtrihet në Serbi dhe Mal të Zi, i cili do të nënkuptonte të ketë kushtetutën e vet të cilën e cila do të përpilohet nga ekspertët e Bashkimit Evropian.
Në lidhje me çështjet brenda kompetencës së tij, Sanxhaku do të aprovonte ligjet dhe aktet nënligjore, ndërsa shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët do t’i jepet statusi i popujve konstituiv, thuhet në këtë iniciativë.
Sipas këtij dokumenti, rajoni do të ketë parlamentin, guvernatorin, qeverinë, policinë dhe gjyqësorin e vet.
“Zgjedhjet e para për këto organe do të mbahet nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe OSBE-ja, dhe të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me statusin e veçantë në fund do të zgjidhet në kuadër të Komitetit të Posaçëm për Sanxhakun e Bashkimit Evropian”, thuhet në dokument.
Propozohet gjithashtu që Sanxhaku të jetë i demilitarizuar përgjithmonë, nën kontrollin e OKB-së dhe BE-së.
Sipas kësaj iniciative, siç thuhet nënkuptohet se autoritetet e Serbisë brenda 30 ditëve nga krijimi i statusit të veçantë t’i tërheqin të gjitha forcat ushtarake nga krahina e Sanxhakut, si dhe forcat e policisë që tejkalojnë kërkesat në rrethana normale, ndërsa kufiri i Sanxhakut të kontrollohet nga forcat ndërkombëtare.
Krahina e Sanxhakut në të cilën do të krijohet status të veçantë përfshinë territoret e komunave jo vetë të atyre në Serbi , por edhe ë Mal të Zi: Novi Pazar, Sjenicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh, Priboj, Plevla, Bijello Pole, Beranë, Andrijevicë, Petnjcë, Guci, Plavë dhe Rozhajë
/I A/