Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka ftuar qytetarët të kenë kujdes pasi në emër të kompanisë dikush është duke iu dërguar mesazhe qytetarëve.
Në reagimin e kompanisë është thënë se ditëve të fundit është duke qarkulluar një SMS SCAM, ku ftohet konsumatorët që në mënyrë urgjente t`i paguajnë faturat e tyre për energji elektrike.
“KESCO sqaron se nuk ka të bëj asgjë me këtë dhe se nuk ka dërguar një SMS të tillë, prandaj kërkojmë nga konsumatorët të kenë kujdes të shtuar të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Ju lutemi t’i verifikoni këto SMS që për qëllim kanë mashtrimin, dhe të gjitha pagesat ti kryeni përmes kanaleve zyrtare të KESCO, si aplikacioni eKesco, arkat nëpër qendrat tona, platforma eKosova, si dhe bankat e institucionet mikrofinanciare. KESCO do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore lidhur me këtë çështje. Për çdo informacion të mëtejshëm, ju lutemi kontaktoni këshilltarët tanë nga shërbimi për konsumatorë nëpërmjet kanaleve zyrtare të KESCO, si dhe lajmërojeni në Policinë e Kosovës”, është thënë në reagimin e KESCO.
Në reagim, kompania e ka treguar edhe përmbajtjen e mesazhit që po iu dërgohet qytetarëve.