KESCO ka njoftuar se pas vendimit të Gjykatës Supreme për anulimin e vendimit të Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit, tarifat e energjisë elektrike do të njësohen më tarifat e shtrenjta.
KESCO përmes një komunikate për media ka njoftuar se në leximin e këtij muaji që do të fillojë të aplikojë tarifat që janë në fuqi, respektivisht do të njehsojë faturat e konsumatorëve me tarifat aktuale që janë në fuqi nga data 08 shkurt 2022.
“KESCO njofton konsumatorët që bazuar në vendimin e sotshëm të Gjykatës Supreme, për anulimin e vendimit për pezullimin e tarifave që kanë hyrë në fuqi me datën 08 shkurt 2022, KESCO në leximin e këtij muaji që do të filloj për pak ditë do aplikoj tarifat që janë në fuqi, respektivisht do të njehsoje faturat e konsumatorëve me tarifat aktuale që janë në fuqi nga data 08 shkurt 2022”, thuhet në njoftim.
KESCO në një komunikatë gjatë ditës së sotme tha se ditëve në vijim do të fillojë procesi i leximit të shpenzimeve dhe dërgimi i faturave te konsumatorët. Për të qartësuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, përkatësisht vendimit të Rregullatorit të datës 20 maj për pezullimin e tarifave të datës 8 shkurt 2022, KESCO ka kërkuar sqarime shtesë nga ZRrE-ja lidhur me interpretimin e vendimit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të ZRrE-së për Tarifat e Energjisë Elektrike të marrë më 8 shkurt 2022, si dhe ka kërkuar udhëzime se cilat tarifa janë në fuqi, përkatësisht si të vazhdohet me procesin e leximit të njehsorëve dhe faturimin e konsumatorëve.