Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur të enjten, ku propozimi për refuzimin e kërkesave është miratuar me nëntë vota për, një kundër dhe një abstenim.
Në këtë mënyrë, KGJK-ja ka refuzuar kërkesat për kthimin në detyrë të gjyqtarëve dhe stafit serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje nga sistemi gjyqësor.
Kujtojmë se ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kishte kërkuar që KGJK-ja t’i trajtonte dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, të dorëzuara në fund të vitit 2022, si dhe të njoftonte gjyqtarët lidhur me mundësinë e tërheqjes së tyre.
Vendimi i KGJK-së vjen pas shqyrtimit të kërkesave për rikthimin e tyre në sistemin gjyqësor.

