Të nderuar banorë,
Sot është realizuar aksioni i pastrimit te rrugës kryesore të fshatit. Falenderojmë vullnetarët që i janë bashkuar iniciativës së KFD.
Gjithashtu, sot është mbajtur takimi i rradhës nga KFD. KFD është plotësisht i zhgënjyer nga mos interesimi i banorëve në aksionet e organizuar nga ky Këshill dhe disa vullnetar të fshatit. Këshilli i Fshatit nga marrja e mandatit, ka organizuar aktivitete të ndryshme, kulturore, humanitare e ambientale. Ky Këshill në vazhdimësi ka punuar për të mirën e banorëve, madje ka kaluar edhe kompetencat dhe detyrat e tij që i janë dhënë nga Rregullorja e Komunës për KF. Mos angazhimi i banorëve si shoqëri për të punuar së bashku për fshatin, na bënë të mendojmë pse duhet të angazhohen vetëm një pjesë e banorëve? Duartrokitja dhe lavdatat nëpër rrjete sociale nuk i zgjidhin problemet e fshatit tonë. Përqeshjet e vazhdueshme nga disa individë për punën e mrekullueshme të disa vullnetarëve të fshatit është irrituese dhe e pa pranueshme nga ana jonë. Prandaj, nga ky moment, Këshilli i Fshatit Dobërçan do të punoj vetëm në bazë të Rregullorës së Komunës mbi detyrat dhe kompetencat e Këshillit të Fshatit. Ne do të vazhdojmë të jem adresë për problemet e bashkëfshatarëve. Çdo banorë që ka ndonjë shqetësim, mund të i drejtohet në mënyrë zyrtare Kryetarit ose anëtarëve të KFD dhe kërkesa e tillë do të dërgohet në institucionet përkatëse komunale.