Pas pensionimit të dr. Ukshin Ismailit, këshilli i fshatit Malishevë, ka ndarë mirënjohje për të për kontributin e dhënë plot 41-vjeçare si profesionist shëndetësor shkruan Radio Star.
Kryetari i këshillit të fshatit Malishevë, Latif Maliqi, përmes një shkrimi në ‘facebook’, në emër të banorëve ka uruar dr. Ukshin Ismailin për pensionim dhe jetë të gjatë pranë familjes, do të mbetësh gjithmonë i yni.
Shkrimi i plotë:
Një jetë kushtuar shëndetësisë me plotë pasion sakrificë , emocione dhe përjetime të llojllojshme e karakterizojnë një figurë siç e kemi Dr. Ukën .
Për të ardhur deri tek thënja që ” pa këtë doktorin e Malishevës nuk kryhen operimet” është dashur një përkushtim i madh !
Ne gjenerata e re e Malishevës jemi krenarë që e kemi një udhërrefyes dhe një simbol me vlera kaq të mëdha dhe që e llogarisim në pjesën më intelektuale të fshatit tonë.
Ne si këshill sot ndamë mirënjohje si shembulli më i mirë i fshatit tonë në prezantimin e vlerave shëndetsore dhe morale.
Ne e lusim dr . Ukën që të na qendrojë afër me këshillat dhe përvojat e tij .
Në emer të banorve të Malishevës i urojmë pensionim dhe jetë të gjatë pranë familjes, do të mbetësh gjithmonë i yni .
Me respekt këshilli i fshatit dhe kryetari
Latif Maliqi.