Sot Këshilli i fshatit ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm në të cilin kanë marrë pjesë strukturat politike të fshatit, Këshilli i Xhamisë dhe biznismenë të fshatit tonë, si pasojë e paraqitjes së një rasti me Covid19 në Zhegër.
Nga ky takim janë nxjerrur këto rekomandime:
1. Ambulanca e fshatit të furnizohet me mjete shtesë, aparate, barna dhe mjete tjera mbrojtëse, në mënyrë që të jet e gatshme për parandalimin e përhapjes.
2. Të krijohet fondi emergjent në ndihmë familjeve me kushte të rënda sociale, për furnizim me ushqime, produkte higjienike dhe barna.
3. Marketet të furnizohen rregullisht me produkte ushqimore e higjienike, e sidomos me miell dhe produkte esenciale. Marketet të dezinfektojnë hapësirat, punëtorët të pajisen me masa mbrojtëse dhe të respektohet distanca prej 1,5m nga klientët. Daljet për furnizim me ushqime ta bëjë vetëm një person i familjes.
4. Çdo lagje e fshatit të caktojë një përfaqësues i cili do të mbajë të informuar shtabin emergjent për çdo risi në lagjen përkatëse.
Këshilli i Fshatit bënë thirrje që të respektohen të gjitha thirrjet e profesionistëve shëndetësor, të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesën për higjienën personale.
Këshilli i fshatit Zhegër.
22.03.2020