Lëvizja Vetëvendosje dega në Gjilan, ka mbajtur zgjedhjet sot ku ka vendosur për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës, të cilet janë votuar nga këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje raporton Radio Star.
Siç merr vesh Radio Star, Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje ka votuar këta katër kandidat për zgjedhjet e datës 14 Shkurt qe do të mbahen në Kosovë.
Arbëresh Kryeziu-Hyseni 48 vota, Arijeta Rexhepi 43 Vota, Nehat Osmani 42 Vota, Luan Aliu 42 Vota kanë bërë të ditur burime të Radio Star.
“Arbëresha Hyseni-Kryeziu, Arijeta Rexhepi, Nehat Osmani dhe Luan Aliu kanë marrë mbështetjen e Këshillit të VV-së, për të garuar në këto zgjedhje”, kanë bërë të ditura burime të Radios Star.
Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt./RadioStar/