Këshilli i prindërve nga shkolla fillore “Asllan Thaçi”, në Karaçevë, falënderon për bashkëpunim të gjithë akterët të përfshirë për hapjen e shkollave të cilët treguan mbështetje me rëndësi të veçantë për kthim të normalitetit në procesin mësimor për fëmijët tanë, duke filluar nga kryeminstri i shtetit z. Abdullah Hoti, ministri i arsmit dhe shkencës z. Ramë Likaj dhe deputetët e parlamentit të Republikës së Kosovës, në veçanti përfaqësuesit e grupeve të komisionit paralamentar për arsim, ku dëshmuan se institucionet tona shtetërore janë plotësisht të afta për kthimin e normalitetit në arsim në vendin tonë. Dje, u dëshmua se zyrtarët e lartë nga institucionet tona shtetërore garantuan hapjen e shkollës tonë për fëmijët tanë në këtë pjes të Republikës së Kosovës në brezin kufitar.
U jemi mirënjohës të gjithë akterëve nga instancat e larta shtetërore dhe ato komunale që me përkushtim e profesionalizëm reflektuan, mundësuan dhe zbatuan një kërkesë legjitime dhe të arsyeshme nga këshilli i prindërve të shkollës fillore “Asllan Thaçi” në Karaçevë. Perderisa presim që ditët në vazhdim fëmijët tanë ti kthehen bankave shkollore po në këtë shkollë.