Grupi i këshilltarëve të AAK-së me përbërje:
Arta Haziri Nuhiu, Anila Tusha Kastrati dhe Xhevat Demiri sot ne seancën e kk-së Gjilan ngritën një sërë kërkesash, por gjithashtu dhe me përgëzime për projektet kapitale që do të realizohen në komunën e Gjilanit.
Arta Haziri Nuhiu:
Gjilani gjithmonë ka merituar të fitojë projekte nga niveli qëndror, por fatkeqësisht u desh të prisnim 17 vite që taksa jonë të përkthehet në investime pra në Anamoravë. Ky investim mbart pas vetes një emër e mbiemër , natyrisht në bashkëpunim ne kryetarin Haziri, ish kryeministri i kosovëz Z.Ramush Haradinaj , për herë të parë që nga paslufta rikthyen dhe vunë në qendër të vëmëndjes investimet në Anamoravë.
Përfitoj nga rasti të përgēzoj zev monistren e Kulturës znj.Leonora Bunjaku për mbëshyetjen që i ka dhënë vazhdimisht komunës sonë.
Urova realizimin e dy projekteve madhore për qytetin tonë rindërtimin e stadiumit dhe palestrën sportive Zhegër.
Nga drejtoria për kulturë kërkova intensifikimin e aktiviteteve kulturore kushtuar mërgimtarëve tanë, pasi ata vërtet meritojnë një spektakël madhështor.
Si pikë të tretë të ripërsëritur disa herë ngrita ndalimin e shisha bareve që vërtet po dëmtojnë të rinjtë tanë.
Nuk mumd të jemi indiferentë dhe të mos marrim masa në parandalimin e tyre.
Anila Tusha;Kastrati shtroi disa çështje vërtet shqetësuese për qytetarët dhe komunën.
Ajo filloi me shkollën Mehmet Isai e cila është në gjendje tmerrësisht të amortizuar duke paraqitur rrezikshmëri të lartë për sigurinë e nxënësve.
Si edhe më herët shpreha shqetësimin tim për kontinuitetin e mbarëvajtjes së proçesit mësimor, pikërisht në atë gjendje që sot shkolla është.
Si shqetësim tjetër shpreha qentë endacakë të cilët dhe pse pretendohet te jenë të vaksinuar, përbëjnë rrezik për qytetarët dhe sidomos për fëmijët.
Si pikë e tretë ishte dizefektimi i ajrit pasi shihet që ka ankesa nga qytatarët vazhdimisht.
Me Respekt Grupi i Kishilltarëve te AAk- së,Gjilan