Përmes një postimi në facebook, këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca , Ilir Skender Kërçeli,
ka goditur deputetin e LDK-së Arben Gashi, ngase sipas tij ky i fundit ka shpenzuar 10,440 euro prej vitit 2011-2013.
Sipas Kërçelit, Gashi ka shpenzuar 5220 euro për vit, apo 435 euro në muaj për dy vite me radhë.
“Një deputet i LDK-së i cili në media u deklarua që nuk ka marrë meditje për udhëtim, nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka shpenzuar në derivate 10,440 euro. 5220 euro për vit, apo 435 euro në muaj për dy vite me radhë. Transparencë deri në fund!” thuhet në postim.
Kujtojmë se deputeti Arben Gashi, kishte deklaruar një kanal televiziv që sipas tij kurrë nuk ka pranuar të holla për shpenzime të karburanteve .