Vazhdimi i dialogut teknik i udhëhequr nga Bashkimi Europian nuk është në interesin e Kosovës, ka thënë Bekim Çollaku, shef i kabinetit dhe këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar “Vazhdimi i dialogut teknik, të udhëhequr nga BE-ja, nuk është në interesin e Kosovës. Ai është i dizajnuar të justifikojë kapituj të ri për anëtarësimin e Serbisë, duke e lënë Kosovën të ngujuar në status-quonë aktuale. Synimi duhet të jetë një marrëveshje përfundimtare politike me njohje reciproke”.
Pas 20 muajsh shkëputje këtë të enjte kryeministri Avdullah Hoti, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të rifilluar dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja.