Duke i parë sulmet e ulëta ne media, me tendence denigrimi, nga udheqesi i degës së PDK-së në Gjilan, ndaj aktvistit dhe themeluesit të PDK-së në Gjilan, këshilltarit komunal, z. Shefik Surdulli, në të njejtën mënyrë si dikur qe e sulmonte Liderin e PDK-së, presidentin e vendit, z. Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin, e deklaroj publikisht dhe me përgjegjësi të plotë, se, z. Shefik Surdulli, është përfaqësuesi më i denjë, më seriozi dhe më i përgjegjshmi i PDK-së (dhe pertej saj), në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Të tillë e njoh Shefik Surdullin, më herët, por sidomos, kohët e fundit, që ndërlidhet pikërisht me problemin e emërtimit të rrugëve në qytet, ku me autorizimin tim publik ai më ka përfaqësuar denjësisht në Kuvendin Komunal të Gjilani (pa as më të voglin interes) dhe në mënyrë korrekte.
Unë jetoj dhe veproj në perëndim (në Zvicër) dhe e njoh kulturën politike përfaqësuese, të mendimit të lirë, këtu në perëndim, por, mënyra e përfaqësimit qytetar të Shefikut, gjason shumë me atë perëndimore. Dua të them se deri sot, këtu në Gjilan, e edhe më gjërë, nuk kam njohur dhe as takuar personalitet, përfaqësues tipik të popullit dhe interesave të tij madhore, si Shefik Surdulli.
Ndaj, e përgëzoj dhe e falënderoj për konsistencën e tij dhe qëndrimin politik burrëror, në përfaqsimin e vlerave të mirëfillta demokratike dhe vlerave të lirisë.
Në mbështetje të plotë dhe me konsideratën më të lartë, për përfaqsuesin e popullit, Shefik Surdulli!
Xhevat Sejdiji, qytetar i Gjilanit, nga diaspora.
Këshilltari komunal, Shefik Surdulli është vlera e vërtetë e PDK-së
Ndani këtë artikull