Shkruan:Arbër Ismajli
Të dashur qytetarë,
Po bëhen 21 vjet nga rënia e heroit kombëtarë, Abdullah Tahiri. Ai ra për të mos humbur asnjëherë. Kontributi i tij intelektual e patriotik ishte i jashtëzakonshëm, qysh kur ishte student, e më pas edhe angazhimi i tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Abdullah Tahiri mbetet shembulli më i mirë i një çlirimtari të paepur, i cili në vazhdimësi, përgjatë jetës së tij, kërkonte përpjekje e avancim të të drejtave të shqiptarëve.
Dulla ishte i përgatitur për ta luftuar regjimin, ai kishte një biografi të gjatë angazhimi në çnjërrosjen e sistemit pushtues. Abdullah Tahiri, nuk pat fat ta përjetojë lirinë e Kosovës, ndonëse në shpirtin e tij, asnjëherë nuk e pranoi robërinë.
Ai u mundua për shumë vite të kultivonte ndjenja patriotike e atdhetare tek të tjerët. Abdullahu pati një jetë relativisht të shkurtër, por e tëra ishte e ngjeshur, duke u mbajtur mend përgjithmonë nga ne, ku gërshetoheshin vlerat e luftës çlirimtare dhe idealet për brezat e sotshëm.
Është krenari dhe privilegj për ne si Gjilan, që këtë vit do ta kem të skalitur në bronz, Abdullah Tahirin. Kjo shtatore e tij, do t’i bashkohet heronjëve tjerë, të cilët Gjilanin, do ta bëjnë më të bekuar dhe nga ku, do të tregojmë për një sublimim të të gjitha vlerave tona kombëtare e historike.
Dulla po vie i skalitur në bronz, në vendin e përjetësisë, të cilin e dashti aq fort, dhe, për të cilin ra në artarin e lirisë.
Lavdi për jetën dhe heroizmin e pashoq të Abdullah Tahirit!