Gjatë duelit Vëllaznimi – Gjilani (0:0), në minutën 92, tifozët vendas kanë hedhur gjësende në fushë me ç’rast kanë goditur futbollistin mysafir, Betim Haxhimusa.
Sulmuesi ferizajas i Gjilanit u godit me shishe qelqi afër syrit, duke pasur edhe gjakderdhje të madhe. Ai menjëherë u dërgua në spitalin e qytetit të Gjakovës.
Gazetasheshi.com ka siguruar fotot teksa Haxhimusa është i shtrirë në spital dhe lëndimi duket të jetë goxha serioz megjithëse nuk paraqet ndonjë rrezik për lojtarin.
Atij i është ofruar edhe frymarrje artificiale pas shkuarjes në spital./ Gazetasheshi /