Xhiro e 34-të në elitën e futbollit kosovar pritet të jetë e zjarrtë.
Padyshim që vëmendja më e madhe është në duelin Gjilani – Drita, apo siç njihet ndryshe si derbi i Anamoravës.
FFK tanimë ka deleguar gjyqtarët për këtë xhiro dhe Gramos Shala do ta ndajë drejtësinë në derbi me ndihmësit Fatlum Jashari e Hekuran Osmani.
Drita para kësaj xhiro është në pozitën e parë sa ka edhe Ballkani i Suharekës, kurse Gjilani është në pozitën e tretë.