Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese me 438 mijë e 334 vota apo 49.95%.
Partia e dytë ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota apo 16.90%.
E treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë e 978 vota apo 12.64%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e katërta me 62 mijë e 111 vota apo 7.07% dhe Lista Serbe me 44 mijë e 404 vota apo 5.06%.
Sipas këtyre rezultateve LVV do t’i ketë 58 deputetë, PDK-ja do t’i ketë 19 deputetë, LDK-ja 15 deputetë, Lista Serbe 10 deputetë dhe AAK-ja 8 deputetë.
Më poshtë keni emrat e 120 deputetëve të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/