Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 14 deputetë, duke humbur një ulëse nga 15 që kishte në legjislaturën e kaluar.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar një ulëse shtesë, duke arritur gjithsej 23 deputetë.
Lista e deputetëve të LDK-së përfshin emra të njohur si Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Lutfi Haziri dhe Armend Zemaj, si dhe kandidate të reja si Daorsa Kica-Xhelili, Jehona Lushaku-Sadriu dhe Adelina Thaci-Meta.
Lista e kandidateve të LDK-së:
1.Lumir Abdixhiku
2.Hykmete Bajrami
3.Ukë Rugova
4.Avdullah Hoti
5.Daorsa Kica-Xhelili
6.Kujtim Shala
7.Anton Quni
8.Armend Zemaj
9.Lutfi Haziri
10.Jehona Lushaku-Sadriu
11.Janina Ymeri
12.Besian Mustafa
13.Adelina Thaci-Meta
14.Ermal Sadiku










