Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar në faqen e tij zyrtare listën e kandidatëve për deputetë të zgjedhur për mandatin e ri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e osovës, së bashku me numrin e votave të fituara nga secili. Sipas të dhënave, AAK ka gjashtë deputetë në legjislaturën e re të kësaj qeverie.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, kandidatët dhe rezultatet e tyre janë:
Ramush Haradinaj – 43,017 vota
Daut Haradinaj – 25,892 vota (i zgjedhur)
Besnik Tahiri – 25,737 vota (i zgjedhur)
Bekë Berisha – 19,260 vota
Time Kadrijaj – 16,436 vota
Albana Bytyqi – 9,685 vota
Këto rezultate janë pjesë e të dhënave zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pasqyrojnë votat e numëruara për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e fundit.









