Lëvizja Vetëvendosj dhe Partia Demokratike e Kosovës janë dy partitë që do të bashkëqeverisin në komunën e Gjilanit.
‘Radio Star’ nga burime të veta të konfirmuara brenda partnerëve të koalicionit, ka siguruar emrat e Drejtorëve të rinjë të PDK-së.
Leonora Bunjaku- Morinalës i’u është besuar detyra për nënkryetare të komunës, Bajram Isufi drejtor për Bujqësi, Riad Rashiti drejtor i Financave, Enver Shabani drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Azize Ramadani Drejtoresh e Shëndetësis.
Sipas burimeve të ‘Radio Star’ për këta emra ka vendosur Kryesia e PDK-së, ndërsa së shpejti pritet të zyrtarizohen.