Faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt ka publikuar sot (e premte) përditësimin e fundit të vlerave të futbollistëve, ku pjesa e saj ishte edhe Superliga e Kosovës.
Në të janë vënë edhe emrat e futbollistëve që vijnë nga dy klubet nga qyteti i Gjilanit, FC Drita dhe SC Gjilani
Kështu, lojtarët më të vlefshëm që ndeshjet i luajnë në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan janë lojtarët e Dritës, Egzon Bejtullai dhe Albert Dabiqaj që vlejnë nga gjysmë milioni euro. Menjëherë pas tyre vije kapiteni Rron Broja, i cili vlen 450 mijë euro e pas tij është Almir Ajzeraj, që në treg vlen 400 mijë euro.
Gjithnjë sipas kësaj faqe, te SC Gjilani, lojtari më i vlefshëm është boshnjako-gjermani Senad Jaroviq, i cili vlen 400 mijë euro.
Është interesant se nga Superliga e Kosovës është arritur që një lojtar që luan në këtë ligë ta ketë vlerën 1 milion euro e ky është lojtari i FC Ballkanit, Lindon Emerllahu. /kryelajmi.com/.