Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave për Asamblenë Komunale në Gjilan. Deri më tani janë numëruar 60,15% e kutive të votimit, ndërsa nga rezultatet e deritanishme janë bërë të ditur emrat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që kanë marrë më së shumti vota.
Këta kandidatë renditen ndër më të votuarit e PDK-së dhe aktualisht janë në garë të ngushtë për të siguruar ulësen në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Megjithatë, duhet theksuar se kjo nuk është lista përfundimtare, pasi procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar. Me përfshirjen e kutive të mbetura, rezultatet mund të ndryshojnë, si në renditjen e kandidatëve ashtu edhe në numrin e votave të secilit.
Rezultatet zyrtare do të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas verifikimit të plotë të të gjitha kutive të votimit.