Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas njoftimit, biblotekisti Stefan Stankovic, i punësuar me kontratë të pacaktuar në një shkollë, për një periudhë nga viti 2023 deri në tetor 2025 nuk është paraqitur në vendin e punës, ndërkohë që ka vazhduar të përfitojë pagë mujore. Vlera e dëmit të shkaktuar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës dyshohet të jetë 19,067.69 euro.
Po ashtu është arrestuar edhe drejtori i institucionit, Jugoslav Jovanovic, i cili dyshohet se nuk ka raportuar mungesën e punonjësit, duke mundësuar vazhdimin e pagesave pa bazë ligjore. Të dy të dyshuarve u ngarkohet vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”./radiostargjilan/










