Skuadra e Gjilanit është duke kërkuar trajner të ri.
Gjilani gjatë sezonit që përfundoi shkarkoi trajnerin Arbnor Morina, për shkak të rezultateve tejet të dobëta. Vendin e Morinës e zuri ish-futbollisti, Alban Hyseni, shkruan IndeksOnline.
Megjithatë, Hyseni nuk do të jetë në stolin e bardhëkuqeve për sezonin e ri. Kjo pasi klubi nga Anamorava është në bisedime me tre super-trajner.
Bëhet fjalë për Blendi Shkëmbin, Muharrem Sahitin dhe Klodian Duro.
Ende nuk ka asgjë konkrete, por pritet që gjatë muajve në vazhdim, klubi i Gjilanit ta bëjë të ditur trajnerin e ardhshëm.