Nga Sylejman Çerkezi
Po shesim nderin, moralin diturinë, fytyrën, familjen, fëmijët, shoqërinë, miqsinë, dashurinë, vatanin…. për para e vend pune. Shitemi për rroba ,makina, gurbet, pozitë, miss, qeveri, pushtet e integrim……
Pasi ti kemi humbur tërësisht këto vlera, a do kemi mundësi që ti kthejmë apo t’i blejmë me ato që do i kemi si “vlera” dhe me para…..?
Ku ngelet njeriu, ku ngelet familja, ku ngelet shoqëria…?
E pra, kështu na përbijnë dalë e ngadalë projektuesit dhe pushtuesit me pushtet të kësaj shoqërie. Nëse nuk i hapim sytë e zemrës s’do e njohim veten. Metamorfoza morale do të jetë përçudnuese dhe trashëgimia e nje trashëgimie morbide, pas një kohe jo të gjatë. Kështu edhe shtetet mike e as diplomacia, nuk do të jenë të njëjtët pas pak kohe e këto ishare po i shohim për çdo ditë. Këta përbindësha nuk po largojnë vetëm qytetarët nga Kosova por edhe miqt e aletatët.
Shoqëri e vlerave, shoqëri e dashur, nuk është vështirë që ta kthejmë kursin nga vetja dhe nga vlerat. Të mobilizohemi e mos të heshtim sepse më lehtë do e kemi t’i shkarkojmë këta zullumqarë të pa shpirt, sesa, t’i marrim rrugët e botës. Ikja d.m.th t’u’a lëmë këtyre grabitësave cuba me kravata e kostume të shtrenjta, zatën ky është edhe qëllimi i tyre. Po qëllimi ynë si shoqëri? Nëse Millosheviqi e largoi popullin nga Kosova, i njëjti popull nga i njëjti vend nga cilët millosheviqë po ikin?
Secili e dimë përgjigjen.