Ka më shumë se një javë që në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultati për këshilltarë komunalë në Gjilan nuk po lëviz. Nga të gjitha vendvotimet, për 98,41 përqind të tyre kanë dalë rezultatet, apo thënë më mirë nga 124 vendvotime kanë dalë rezultatet për 122 vendvotime, shkruan kryelajmi.com.
Në bazë të këtyre rezultateve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 39,14 përqind të votave apo 15159 vota, Lëvizja Vetëvendosje (VV) 29,02 përqind apo 11238 vota, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 13,57 apo 5254 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6,89 përqind apo 2667 vota, Aleanca Kosova e Re 3,16 përqind apo 1222 vota, Lista Serbe 2,97 apo 1149 vota, Lëvizja Qytetare Vatra (LQV) 2,27 apo 881 vota, Partia Demokratike Turke e Kosovës (PDTK) 1,88 apo 729 vota dhe Partia e Drejtësisë (PD) 1,12 përqind apo 432 vota.
LDK, që edhe kësaj radhë do të përfaqësohet me më së shumti këshilltarë në shtëpinë më të madhe të qytetit, pritet që të përfaqësohet me 14 këshilltarë komunalë e në bazë të numërimit të votave dhe sasisë së tyre të marra pritet që në asamble të jenë këta këshilltarë:
Avdyl Aliu
Imran Haziri
Bardhyl Syla
Shpresa Kurteshi-Emini
Teuta Suliqi
Ramiz Ramadani
Gentrit Murseli
Sami Ahmeti
Afërdita Balaj-Ajdini
Latif Maliqi
Drenushë Maloku
Muhadin Haziri
Besim Guda
Gresa Avdiu/Kryelajmi.com/