Këtë fundjavë, më 18 dhe 19 tetor, do të mbahet edicioni i tretë i festivalit të shumëpritur “Zurich Shqip Up Comedy” në Zvicër.
Ky festival i dedikuar stand-up komedisë do të sjellë disa nga emrat më të njohur të skenës shqiptare të humorit për të argëtuar publikun shqiptar që jeton në Zvicër.
Në një seri videosh të shkurtra, artistët pjesëmarrës kanë ftuar publikun të mos mungojnë në këtë ngjarje të rëndësishme, duke premtuar një mbrëmje të mbushur me të qeshura dhe energji pozitive.
Organizatorët kanë publikuar tashmë programin e artistëve që do të ngjiten në skenë gjatë të dy netëve të festivalit, ku spikasin disa nga figurat më të njohura të humorit shqiptar.
Nata e parë – E premte, 18 tetor
Në natën e parë, skena do të dominohet nga energjia dhe humori i këtyre artistëve:
T-Ronimo
Romir Zalla
Djellza Dema
Lulzim Bucolli
Ilir Prapashtica
Atmosfera e mbrëmjes do të kompletohet me muzikë nga Chip Deva dhe Lirim Veseli, të cilët do të argëtojnë publikun deri në fund të mbrëmjes.
Nata e dytë – E shtunë, 19 tetor
Nata e dytë do të vazhdojë po aq e fuqishme me performanca nga:
Gent Azizi
Avni Shkodra
Valina Muçolli
Hasim Memishi Sopi
Med Sadrija
Mbrëmja do të përmbyllet me performancën muzikore të Edona Reshtiaj dhe bendit të saj, duke krijuar një atmosferë të veçantë për të gjithë të pranishmit.
Biletat për këtë festival të shumëpritur tashmë janë në shitje dhe mund të blihen KËTU. Ky është një event që nuk duhet humbur, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të kaluar dy netë të mbushura me humor dhe muzikë të mirë.
Mos e humbisni këtë ngjarje të veçantë! /Telegrafi/