Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll, sezoni 2025/26, i cili pritet të sjellë emocione dhe rivalitet të madh mes skuadrave.
Ekipet janë përgatitur me ndeshje miqësore, përforcime të reja për të synuar kreun e tabelës.
Tifozët do të kenë mundësinë të shohin duele të zjarrta që nga java e parë, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se gjithçka është gati për një sezon të sigurt dhe të organizuar.