Qeveria në mbledhjen e saj ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve financiare për pensionistët.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se 100 euro janë ndarë për pensionistët në kuadër të pakos për përballje me inflacion, raporton Teve.info
“Në kuadër të pakos për përballje me inflacion të cilën e kemi miratuar në mbledhjen e kaluar, kemi paraparë mbështetjen më shumë të njëhershme prej 100 eurove për pensionistët tanë”, ka deklaruar Kurti në mbledhje.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi tha se shuma prej 100 euro për pensionistët do të dalë gjatë këtij muaji.
“Për pensionistët kjo mbështetje ka marrë një shumë prej 100 eurove e cila do të transferohet në llogaritë e tyre gjatë këtij muaji. Prandaj për këtë qëllim duhet të ndahen mjete buxhetore në vlerë e 28 milionë e 208 mijë e 800 euro”, theksoi Bislimi. /teve1.info/