Këtë të shtunë, në Gjilan përurohet “Një gjakim i pafat”
25/10/2023
Në kuadrin e veprimtarive letrare të edicionit të 14-të të Manifestimit tashmë tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe Biblioteka “Fan S.Noli”, kësaj të shtuneje, më 28 tetor 2023, ora 12: 00, përurohet proza dokemntare e doajenit të gazetarisë anamoravase si dhe veteranit të veprimtarive kulturore në këtë pjesë të Kosovës, Hasan Bunjaku.
Libri i parë i këtij personaliteti të kulturës dhe publicistikës gjilanase, “Një gjakim i padat”, që mund të cilësihet edhe si roman dokumentar, është botuar kohë më parë nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” dhe, është mirëpritur mirë nga lexuesi dhe vizitorët e Panairit të Librit, gjatë qershorit të këtij viti, mbajtur në Prishtinë, po edhe nga njohës të letërsisë, si akademik Mehmet Halimi, Mehmetali Rexhepi e Dan Ibrahimi, të cilët edhe do jenë pjesë referuese në këtë akt solemn përurimi.
Përurimin do ta drejtojë poetja e re gjilanase, Kaltrinë Berisha, ndërsa fragmente nga libri do të lexojë, artistja e skenës letrare gjilanase, Elenenë Hajdari.
Krijuesit letrarë si dhe artdashësit janë të mirëpritur në këtë ngjarje të rëndëssishme letrare./Kurt Rexha