By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Këtë vit 200 mijë nxënës më pak në banka, në krahasim me vitet ’90
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Këtë vit 200 mijë nxënës më pak në banka, në krahasim me vitet ’90

Përditësimi i fundit: September 16, 2019 9:31 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Tkurrja e popullsisë po ndikon drejtpërsëdrejti në sektorin e arsimit në vend, pasi çdo vit që kalon shkollat janë duke u përballur me sfidën e uljes së numrit të nxënësve dhe, për rrjedhojë, edhe mbylljen e shumë klasave.

- Advertisement -

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, në arsimin 9-vjeçar pritet të vijojnë studimet këtë vit të ri shkollor 306 mijë nxënës. Numri i fëmijëve në këtë cikël është 13 mijë më pak se në vitin shkollor 2018-2019. Ndërsa në krahasim me fillimin e tranzicionit (vitin ’92) janë rreth 200 mijë nxënës më pak.

Në raport me vitin 2011, kur u bë censi i fundit, në bankat e shkollës do të ulen 114 mijë nxënës më pak. Në harkun e 8 viteve, numri i nxënësve në ciklin 9-vjeçar është reduktuar me 27%. Ritmet e rënies pritet të jenë të larta edhe në periudhën në vijim. Ministria e Arsimit pret që në vitin 2022, numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar të arrijë në 273 mijë nxënës ose 9.7% më pak se në vitin 2019.

Përveç rënies natyrore të popullsisë, arsimi shqiptar po vuan nga braktisja e shkollës për arsye emigrimi. Mijëra të rinj nën moshën 18 vjeç, një kontingjent për arsimin e mesëm dhe fillor zgjedhin emigrimin, në të shumtën e rasteve me familjet e tyre.

Prej 2010-s, nga vendi janë larguar mesatarisht 15,000 të mitur drejt Bashkimit Europian çdo vit, sipas të dhënave të Eurostat për lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna nga vendet e Bashkimit Europian, të ndara sipas grupmoshës, të përpunuara nga “Monitor”.

Viti 2018 shënoi sërish rritje në numrin e të miturve që ishin pajisur me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Gjatë vitit që lamë pas u pajisën me leje qëndrimi për herë të parë, rreth 17,279 të mitur nën 19 vjeç, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë. Shifrat janë më të larta se kaq, duke marrë parasysh që Eurostat nuk ka të publikuara të dhënat për lejet e para të qëndrimit të lëshuara nga Gjermania.

Emigracioni shihet të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të rënies së numrit të nxënësve në shkolla. Eksperti i politikave arsimore, Ndriçim Mehmeti, thotë se, që prej 2014 e në vijim ka një ulje drastike të numrit të nxënësve për shkak të emigrimit dhe migrimit të brendshëm. Sipas tij MASR dhe qeveria nuk e ka analizuar këtë situatë dhe për pasojë, nuk janë gati të japin edhe zgjidhjet.

Braktisja e arsimit të detyruar ndodh më së shumti për arsye ekonomike dhe sociale, si dhe për mungesë të shpresës se ky vend mund të ndryshojë, shtoi ai./monitor.al

Parashikimi i motit për sot
Albin Kurti uron Ditën e Veteranëve: Ju lumtë pushka luftëtarë
14 të vdekur dhe 685 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Kurti: 2025-ta do të jetë vit i matematikës
Moti për ditën e sotme
Artikulli i mëparshëm 29 aksidente në trafik e 19 persona të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli tjetër Subjektet politike nesër mësojnë renditjen në fletëvotim

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.