Shkollat e Shekullit 21 është një program edukativ ambicioz e financuar nga Qeveria e Britanisë. Ky program do t’ju ofrojë nxënësve të moshës 10-15 shkathtësi në mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim.
Përpos shkathtësive në mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve, fëmijët do të mësojnë kodimin në mënyrë praktike dhe do të kenë mundësinë të praktikojnë shkathtësitë në programim kompjuterik.
…. përvec tjerash secila shkollë do të pajiset me 30 pajisje micro:bit, të mjaftueshme për tu përdorur nga nxënësit në procesin e mësimnxënies. Micro:bit është kompjuter xhepi shumë i vogël, i cili ju ndihmon nxënësve të fitojnë shkathtësi themelore në kodim dhe programim për tu përgatitur për botën e sotme të udhëhequr nga teknika.