Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin e çmimit të derivateve për 24 orët e ardhshme.
Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1.60 euro për litër.
Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e benzinës është 1.35 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gasit është 0.75 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për datën 20.09.2022, duke filluar nga ora 10:00, dhe janë valide për 24 orë.