Kjo listë përmban pemët e pasura me përbërës ushqyes dhe me veprimin më të mirë dhe pemët më të pasura me antioksidantë të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin tonë dhe parandalimin e shumë sëmundjeve.
Nëse dëshironi të merrni më të mirën nga pemët, gjithsesi zgjidhni ndonjë nga ato që renditen më poshtë për t’u dukur më mirë, për të përmirësuar koncentrimin, produktivitetin dhe energjinë, transmeton Koha.net.
Por kjo nuk është e tëra. Fjala e urtë popullore që thotë se një mollë në ditë e lë mjekun tuaj pa gjysmën e punës, përnjëmend mund të tregohet e vërtetë, qoftë kur bëhet fjalë për mollën, kivin, kajsinë, papajën ose boronicat.
Përveç që të gjitha këto pemë janë të shijshme dhe ushqyese dhe zvogëlojnë mundësinë e ftohjes, gripit, sëmundjeve të zemrës, madje edhe të kancerit, duke ngrënë pemët më të shëndetshme që përmbajnë shumë antioksidantë do ta ndihmoni veten edhe për t’u ndier më mirë dhe që të jetoni më gjatë.
1. Mollët – me lëkurën që përmban pektinë, 5 gramë fibra dhe dozën ideale të antioksidantëve. Fibrat nga mollët ndihmojnë të reduktohet niveli i kolesterinës dhe të rregullohet procesi i tretjes. Molla me madhësi të mesme ka 80 kalori.
2. Kajsitë –Janë të pasura me vitamina A, C dhe E, kalium, hekur dhe karotën. Likopenet të cilat gjenden në kajsi ndihmojnë rreth mbrojtjes së syve tuaj dhe të reduktohet rreziku nga sëmundjet e zemrës, oksidimi i kolesterinës LDL dhe llojet e caktuara të kancerit – veçanërisht kancerit të lëkurës. Fibrat nga kajsitë ndihmojnë tek kapsllëku. Një kajsi përmban vetëm 19 kalori.
3. Bananet –Janë burim i shkëlqyer i kaliumit (përmbajnë rreth 400 gramë), i cili ndihmon të reduktohet rreziku nga tensioni i lartë i gjakut dhe infarkti dhe ka rol kyç në funksionimin e muskujve, transmeton Koha.net. Bananet janë të shijshme dhe të ëmbla, duke ju bërë kështu zëvendësim i shkëlqyer për sheqerin dhe burim natyral i energjisë. Fibrat në banane ndihmojnë florën e zorrëve. Banania me madhësi mesatare përmban rreth 108 kalori.
4. Frutat e malit – janë të pasura me antioksidantë, përmbajnë edhe vitaminë C. Shumë hulumtime tregojnë që frutat malore ofrojnë mbrojtje të shkëlqyeshme nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe shumë sëmundje tjera. Këto janë boronicat (pemët me më së shumti antioksidantë). Para të gjithave përfitimeve tjera shëndetësore, boronicat parandalojnë tensionin e lartë të gjakut dhe në masë të madhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit. Një filxhan me boronica përmban 81 kalori dhe 4 gramë fibra), manaferrat (një filxhan manaferra përmban 74 kalori dhe 10 gramë fibra të mahnitshme), malinat (një filxhan ka 60 kalori dhe 8 gramë fibra), dredhëzat (një filxhan përmban 59 kalori dhe 5 gramë fibra) etj.
5. Pjepri – është bombë me vitamina C, kalium dhe karoten. Ndihmon kundër inflamacioneve të ndryshme, gjatë parandalimi të kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, rrit imunitetin dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga djegiet e diellit. Gjysmë pjepri përmban 97 kalori dhe 2 gramë fibra.
6. Qershitë – janë të pasura me hekur dhe flavonoide të cilat luftojnë kundër sëmundjeve. Po ashtu përmbajnë kalium, magnez, vitamina C dhe E, acidin folik dhe karoten i cili mbron zemrën. Qershitë mund të zvogëlojnë dukshëm inflamacionin, artritin, kolesterinën e keq dhe rrezikun nga kanceri. Një filxhan me qershi përmban 88 kalori.
7. Agrumet dhe citrusi – të njohura më së shumti për shijen e tyre, lëngun dhe koncentrimin e madh të vitaminës C. Po ashtu janë burim i shkëlqyeshëm i acidit folik, fibrave dhe antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve tjera. Pema e citrusit është dëshmuar që zvogëlon nivelin e kolesterinës në gjak, zvogëlon tensionin e gjakut dhe rrezikun nga disa lloje të kancerit. Këto janë grejpi (gjysmëgrejpi përmban 47 kalori), portokajtë (përmbajnë 50 deri 70 mg impresive vitamina C, ndërsa portokalli mesatarisht përmban vetëm 68 kalori), limoni dhe limoni i athët (1 limon i vogël përmban rreth 17 kalori) etj.
8. Kivi – në krahasim me portokallin, përmban dyfish më shumë vitaminë C. Po ashtu është burim i shkëlqyeshëm i magnezit, kaliumit dhe vitaminave A dhe E. Është dëshmuar që kivi forcon imunitetin dhe zvogëlon sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe problemet respiratore. Një kivi me madhësi mesatare ka 47 kalori dhe 3 gramë fibra.
9. Papaja – është po ashtu jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, acide folike, karoten dhe enzimat natyrore të tretshme që ndihmojnë gjatë tretjes së proteinave! Një filxhan me papaja përmban 55 kalori.
10. Rrushi i zi – përmban hekur, kalium, fibra dhe tërë spektrin e antioksidantëve të fuqishëm. Edhe pse vera e kuqe e ka marrë këtë famë, rrushi i zi është burimi kryesor i flavonoideve, antocianineve dhe resveratolit, të cilët janë dëshmuar si një nga përbërësit më të mirë gjatë parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Një filxhan rrush përmban 60 kalori.
Pasi që kjo listë përmban pemët e pasura më së shumti me antioksidantë dhe ato që përmbajnë kombinimin më të mirë të përbërësve të dobishëm, rekomandohet që pemët nga kjo listë t’i zgjidhni sa më shpesh.