Komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 16:30 janë Ranilluga, Zveçani, Leposaviqi, Novobërda.
Në Ranillugë kanë votuar 2 mijë e 387 qytetarë ose 47.09 %, Zveçan 3 mijë e 140 ose 43.59%, Leposaviqi, 5 mijë e 853 ose 42.18% si dhe Novobërda 10 mijë e 466 ose 39.26%.
Kurse në Prishtinë kanë votuar 79 mijë e 121 votues, ose 37%.
Ndryshe, deri më tani kanë votuar 566.277 qytetarë, ndërsa të drejtë vote kanë 1.970.944.