Komisioni Qendror Zgjedhor edhe më tej nuk ka dalë me rezultatet përfundimtare të votave për kryetarë të komunave të Kosovës dhe për përbërjen e Asambleve Komunale, por për Gjilanin një gjë është e sigurt, në këtë qytet do të ketë balotazh në mes të kandidatit të Lëvzijes Vetëvendosje, Alban Hyseni dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i cili njëherit është edhe kryetar i tashëm i komunës.
Një garë e ngushtë është duke u zhvilluar në mes të kandidatëve për kryetar të Gjilanit. Rezultatet nga faqja e KQZ-së ka kohë që kanë stagnuar dhe në bazë të 95, 24 përqind të votave të numëruara është duke prirë me numër minimal të votave Alban Hyseni i VV-së, i pasuar nga Lutfi Haziri (LDK), Leonora Morina – Bunjaku (PDK), Nazim Gagica (AAK) dhe të pavarurit Nazim Gagica e Lulzim Behxheti.
Kur kanë mbetur të numërohen edhe gjashtë vendvotime, ngase deri më tash nga 126 sish janë numëruar 120, rezultatet janë si në vijim: