Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar numrin më të madh të ulëseve në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Nga kjo parti kanë fituar gjithsej 14 kandidatë. Kurse, pas saj vjen Lëvizja Vetëvendosje me 10 ulëse të fituara në Kuvend.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka fituar vetëm 5 ulëse. Kurse, partia që ka numër më të vogël të ulëseve sesa partitë e lartpërmendura, është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me vetëm 2 ulëse të fituara.
Më poshtë gjeni listën e plotë.
Kujtojmë se në Gjilan LVV dhe LDK janë në balotazh në zgjedhjet që do mbahen më 14 nëntor.