Nesër është paraparë të mbahet mbledhja e qeverisë në detyrë, por jo për draft-ligjin e vitit 2020, por për shqyrtimin e vendimit për kursime ndarje buxhetore të organizatave buxhetore në pajtim me nenin 15 të Ligjit për buxhetin për 2019.
Kështu ka thënë për KosovaPress këshilltari i ministrit në detyrë të Financave, Lulëzim Rafuna.
Ai theksoi se si çdo vit edhe sivjet kërkohet të shqyrtohet ky vendim.
“Nesër në mbledhjen e Qeverisë në detyrë nuk është çështja e buxhetit 2020, por shqyrtimi i vendimit për kursime dhe ndarja buxhetore të organizatave buxhetore në pajtim me nenin 15 ligjit të buxhetit për vitin 2019”, tha Rafuna.
Ndryshe, afati ligjor për procedim të buxhetit 2020 ka qenë data 31 tetor.