Sot pritet të kemi mot të ngrohtë për këtë periudhë kohore për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu.
Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.
Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Nga e marta do të vazhdojë mot i ngrohtë sidomos në Kosovë. Ekzistojnë gjasa për rrebeshe të izoluara afatshkurtra shiu edhe në Kosovë.
Të mërkurën do të ketë shtim të vranësirave në tërë rajonin, ndërsa të enjten reshje shiu.