Sot na pret mot kryesisht i vranët, dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë kohore.
Ka gjasa për intervale të shkurtra kohore me diell në disa rajon dhe po ashtu mund të ketë ndonjë rigë të dobët në ndonjë rajon. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 11 gradë Celsius.
Edhe ditëve të ardhshme priten vranësira të shpeshta, por nuk pritet të jetë ftohtë. Në disa vise parashihen reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Të premtën shiu do të fillojë të depërtojë në veriperëndim të Kosovës, ndërsa për fundjavë na pret mot i vranët dhe me reshje shiu në tërë rajonin ku vende-vende priten reshje mjaft të dendura shiu dhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë