Sot do të mbajë mot i ngjashëm, me vranësira intervale të shkurtra kohore me diell dhe rrallë në disa vise priten riga lokale shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 12 – 13 gradë Celsius..
Edhe të premtën na pret mot i ngjashëm dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Priten vranësira, intervale të shkurtra kohore me diell, riga të rralla shiu dhe erëra jugore.
Të shtunën në tërë rajonin intensifikim i reshjeve të shiut..
Reshjet e herëpashershme të shiut do të vazhdojnë edhe të dielën e borë vetëm në malet më të larta.
Të hënën në Kosovë ulje e temperaturave, ndryshim e drejtimit të erërave dhe reshje bore.