Dita e 10 e Prillit do të vazhdojë të kushtëzojë mot të ftohtë dhe me shumë vranësira në Republikën e Kosovës.
Herë pas here priten reshje dhe rrebeshe lokale shiu, të cilat më të theksuara do të jenë gjatë orëve të natës dhe orëve të hershme të mëngjesit. Pasdite reshjet do të jenë të lokalizuara në formë të ndonjë rrebeshi shiu. Në viset e larta malore reshje bore. Temperaturat pritet të luhaten nga 2 deri në 12 gradë Celsius.
Nga e marta përmirësim i motit, por jo tërësisht. Do të vazhdojnë vranësira dhe riga afatshkurtra, të dobëta shiu vetëm në disa rajone, ndërsa intervale kohore me diell do të fillojnë të shpeshtohen.
Të entjen na pret ditë e vërtetë dhe e ngrohtë pranverore me temperatura deri në 20 gradë Celsius.