Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu. Gjatë orëve të pasditës reshjet do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër në zona të caktuara.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 19°C. /MeteoKosova/