Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka publikuar udhëzimet orientuese për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në vendet tjera dhe ata që udhëtojnë transit drejt Kosovës.
MPJ në njoftim ka bërë të ditur se Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë, të gjithë personat para nisjes duhet të kontaktojnë ambasadat apo konsulatat më të afërta në shtetet që jetojnë.
“Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara. Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftimin e MPJ’së.