Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa janë regjistruar 48 raste të reja.
Sipas të dhënave të MSH-së, 5 nga viktimat janë burra dhe 1 grua.
Tri viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare, një viktimë grup-moshës 70-79, një viktimë grup-moshës 60-69 dhe një viktimë e grup-moshës 40-49.
MSH ka njoftuar po ashtu se rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Drenasit dy raste, ndërsa nga një rast i vdekjes në komunën e Prizrenit, Istogut, Malishevës dhe Gjilanit.