Kamioni i fundit që ka mbetur mbi urën tek vendi i njohur si “Shkëmbi i Dudës”, rrugës për në Jarinje i vendosur si barrikadë nga grupe serbe është larguar.
Në aksionin e KFOR-it për largimin e këtyre kamionëve që ka nisur në orës e paradites të cilët ishin djegur të enjten në mëngjes, kur edhe nisi largimi i barrikadave në fotografitë e dërguara nga gazetari i Tëvë1, Fidan Zejnullahu shihet se të pranishëm janë edhe EULEX-i e Policia e Kosovës.
Para largimit të tij, KFOR-i zviceran ka bërë kontrolle për tu siguruar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes. Kontrollet janë bërë me qenë të stërvitur për raste të tilla.
Ndërsa, që edhe kamioni i dytë është larguar nga ura, por puna e KFOR-it për bartjen e tyre ende po vazhdon.
E pas kësja ata kanë tërhequr atë jashtë ure, ku më pas kanë zbrazur dheun që ishte në të, për ta ngarkuar në mjetin transportues pas orës 16:00.
Barrikadat tek ky vend ishin vendosur më 27 dhjetor ku në të njëjtën ditë ishin vendosur edhe brenda qytetit në veri të Mitrovicës, saktësisht në Lagjen e Boshnjakëve.
Dhjetëra barrikada të vendosura nga grupet serbe u larguan më 29 dhjetor,të cilat ishin vendosur më 10 dhjetor.
Ato u larguan nga persona me maska pas dërgimit në arrest shtëpiak të ish-policit Dejan Pantiq, të cilit ishte shqiptuar masa e paraburgimit për një muaj.
Ai ishte arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrave të KKZ-së në veri të Mitrovicës. Arrestimi i tij kishte bërë që serbët të vendosin barrikada në disa rrugë.